Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë
Një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Shirokë të Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur për media se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF në Suharekë.
Gashi ka bërë të ditur se në koordinim me prokurorin janë duke e hetuar rastin, dhe i njëjti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informacionin për një rast në Shirokë të Suharekës. Ekipet kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimin. Viktima, u gjet në shtëpinë e tij, teksa vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor i QMF-së së Suharekës. Të gjitha veprimet janë në koordinim me prokurorin e rastit dhe rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes.” - deklaroi Gashi.