Gjendet pa shenja jete një person në Malishevë, policia jep detaje - NACIONALE

Gjendet pa shenja jete një person në Malishevë, policia jep detaje

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete nga një familjar i tij të premten në Malishevë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është thënë se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Llapqevë, Malishevë 13.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, nga një familjarë i tij, ishte gjetur pa shenja jete brenda në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është në raportin policor.

Lajme të ngjashme