Gjendet pa shenja jete një grua në Obiliq, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jetë në fshatin Dardhishtë në Obiliq.
Lajmin për Gazetën Nacionale e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se policia he ekipi mjekësor menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e personit, që sipas tij është femër.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).” – ka thënë Borovci.
Ai tutje ka shtua se Policia e Kosovës ka nisur hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë.
"Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.” – ka përfunduar Borovci për gazetën.