Gjendet pa shenja jete një grua në Nabërgjan të Pejës
Është gjetur pa shenja jete një grua në garuzhdën e shtëpisë së saj në fshatin Nabërgjan të Pejës.
Kështu ka bërë të ditur për media, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe ekipet emergjente.” – ka thënë Gashi.
Shkaqet për vdekjen e saj nuk dihen, ndërsa rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit.