Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan
Një grua në Gjilan është gjetur pa shenja jete.
Policia përmes raportit ka njoftuar se njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion” – thuhet në raport.