Gjendet pa shenja jete një burrë në Rahovec
Një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Opretushë të Rahovecit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dëshmitarët kanë thënë se viktima ishte person me të probleme mendore.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Fsh. Opretushë, Rahovec 31.10.2023 – 14:30-22:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.