Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë, policia nis hetimet - NACIONALE

Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë, policia nis hetimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Mihal Grameno” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka njoftuar se viktima është mashulll dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Sipas Elezajt, ky rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”

“Rreth orës 11:40 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” -Gjakovë. Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore . Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme