Gjendet pa shenja jete një burrë në Drenas, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Drenas është gjetur një burrë pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Më vendim të prokurorit, sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar në Instituti e Mjekësisë Ligjore.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin e policisë.