Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë - NACIONALE

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një burrë 76-vjeçar është gjetur i pajetë sot pasdite në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, rasti është raportuar rreth orës 16:00 dhe menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i mjekësisë emergjente, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën ‘Fan Noli’ në Prishtinë”, ka thënë për Klankosova.tv, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç”.

“Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme