Gjendet një person pa shenja jete në oborrin e shtëpisë në Ranillug - NACIONALE

Gjendet një person pa shenja jete në oborrin e shtëpisë në Ranillug

10 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për një rast vdekjeje në Ranillug.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 19.08.2026, në Korminjan të Poshtëm.

“Në oborrin e një shtëpie është gjetur trupi i viktimës F/K. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Lajme të ngjashme