Gjendet një person i vdekur në Malishevë, policia jep detaje - NACIONALE

Gjendet një person i vdekur në Malishevë, policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Polica e Kosovës ka njoftuar se sot është gjetur i vdekur një person në Malishevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka treguar se viktima është gjetur në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë.

“Sot rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme