Gjendet një person i shtrirë në tokë në Prishtinë, vdes në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në QKUK të premten, pasi ishte dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit, viktima nga Prishtina është gjetur i shtrirë në tokë para se të vdiste.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë. Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rënduar dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Policia po e cilëson rastin si vdekje e dyshimtë.