Gjendet një granatë dore në Mitrovicën e Veriut - NACIONALE

Gjendet një granatë dore në Mitrovicën e Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një granatë dore është gjetur gjatë punimeve në një trotuar në veri.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Postimi:

Gjendet një granatë dore në Mitrovicë të Veriut

Mitrovicë Veri, 29 Maj 2025

Më datë 29.05.2025, rreth orës 14:28, Stacioni Policor në Mitrovicë të Veriut ka pranuar një informacion nga një kompani e cila, gjatë punimeve për rregullimin e trotuareve në rrugën “Xhon Kenedi”, ka vërejtur një mjet të dyshimtë, për të cilin dyshohej se ishte granatë dore.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë sigurimin e perimetrit dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për siguri publike.

Në vendin e ngjarjes kane dal edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (EOD), e cila ka bërë tërheqjen e mjetit, që ka rezultuar të jetë granatë dore e modelit M-75, prodhim Serb.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të cilesohet si:

“Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.”

Hetimet nga njësitë relevante policore janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë apo të rrezikshëm në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt të policisë.

Lajme të ngjashme