Gjendet një granatë dore në afërsi të Liqenit të Badocit, policia jep detaje - NACIONALE

Gjendet një granatë dore në afërsi të Liqenit të Badocit, policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një granatë dore është gjetur në afërsi të Liqenit të Badocit, ku rasti është raportuar rreth orës 11:30.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se menjëherë pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afërsi te liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimtë shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore. Aktualisht policia po vijon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.” – ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Plicisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës.

Lajme të ngjashme