Gjendet një foshnjë pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet për vdekjen - NACIONALE

Gjendet një foshnjë pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet për vdekjen

4 javë më parë

nga NACIONALE

Një foshnjë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e 28 gushtit në Mitrovicë.

Rasti është raportuar rreth orës 08:00 nga babai i foshnjës, i cili ka njoftuar se e kishte gjetur atë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e foshnjës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet po punojnë për të ndriçuar rrethanat e vdekjes.

Lajme të ngjashme