Gjendet në oborrin e një shtëpie në Kllokot një granatë
Pasi gjeti një mjet të dyshuar në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Mogillë të Kllokotit, një 59 vjeçar ka lajmëruar policinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacionit Policor në Kllokot, ka pranuar ankesë nga Z.J. (1963) Kosovar Serb nga fsh.Mogillë Komuna Kllokot se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar.
Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues” thuhet në njoftim.
Banorët janë evakuuar, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe granata është tërhequr e pashpërthyer.