Gjendet i vdekur turisti amerikan në ishullin grek, tre të tjerë të zhdukur
Një turist amerikan që ishte zhdukur, është gjetur i vdekur në plazhin e një ishulli të vogël grek në perëndim të ishullit Korfuz, raportuan mediat lokale.
Trupi i burrit amerikan u gjet të dielën në një plazh të largët të ishullit Mathraki nga një turist tjetër. Ai ishte raportuar i zhdukur të enjten nga nikoqiri i tij, mik greko-amerikan, raporton gazeta “The Guardian”.
Turisti ishte parë për herë të fundit në një kafene të martën, në shoqërinë e dy turisteve, të cilat tashmë janë larguar nga ishulli.
Mathraki, ku banojnë 100 njerëz, është ishull me sipërfaqe prej 3,9 kilometrash katrorë dhe shtrihet në perëndim të ishullit Korfuz, afër kufirit me Shqipërinë.
Ky ishte rasti më i ri në një varg rastesh ku turistët në ishuj grekë kanë vdekur ose janë zhdukur.
Të shtunën, zjarrfikësit e gjetën trupin e një turisti holandez 74-vjeçar.