Gjendet i vdekur një person në Viti, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Viti është gjetur një person i vdekur.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit, sipas policisë, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Vdekje e dyshuar. Rr. Dëshmorët e Kombit, Viti 22.03.2024-09:00. Është raportuar, se afër një objekti, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raport.