Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Gjakovë 04.09.2022-15:30.Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime.