Gjendet i vdekur një person në Gjakovë - NACIONALE

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së shtunë në Gjakovë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se viktima është i gjinisë mashkullore dhe se është gjetur i vdekur në banesën etij.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rreth orës 13:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML.” – ka thënë Elezaj për Sinjalin.

Lajme të ngjashme