Gjendet i vdekur një burrë në Viti - NACIONALE

Gjendet i vdekur një burrë në Viti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është gjetur i vdekur në Viti.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, rasti është duke u hetuar dhe se vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë.

Raporti i plotë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Viti 21.06.2023 – 16:40. Raportohet se nga një familjar është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Lajme të ngjashme