Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë
Dje në mesditë është gjetur i vdekur në banesën e tij një burrë në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit të tyre 24 orësh.
“Prishtinë 22.07.2022-14:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në raport.