Gjendet i vdekur një burrë në një banesë në Prishtinë
Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar që ka konstatuar vdekjen.
Policia po heton vdekjen.
“HETIM MBI VDEKJEN Prishtinë / 19.11.2023 - 11:50. Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në njoftim.