Gjendet i vdekur një 80-vjeçar në Prishtinë - NACIONALE

Gjendet i vdekur një 80-vjeçar në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person i moshës 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Prishtinë në nje objekt baniminë rrugën “Nazmi Gafurri”.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se rasti po cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen” – tha Borovci për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme