Gjendet i vdekur një 66-vjeçarë në Prizren
Është gjendur i vdekur një 66-vjeçarë në Prizren.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka deklaruar se vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjekët e emergjencës në vendin e ngjarjes.
“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete.vdekja e tij është konstatuar nga nga mjekët e emergjencës. Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi për “Reporterin”.