Gjendet i vdekur në fushë një person në Prapashticë të Prishtinës
Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e një zjarri në fshatin Prapashticë të Komunës së Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh, PK ka njoftuar se viktima fillimisht është raportuar se sipasojë e zjarrit ka humbur ndjenjat, por më pas ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
“Prapashticë, Prishtinë / 08.03.2025 – 17:00. Si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë viktima mashkull kosovar ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar që viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i dorëzohet mjekësisë ligjore për obduksion.” – thuhet në njoftim.