Gjendet i pajetë një 50-vjeçar në fshatin Bilinicë të Gjilanit - NACIONALE

Gjendet i pajetë një 50-vjeçar në fshatin Bilinicë të Gjilanit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një burrë rreth moshës 50-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, në rrethana ende të pasqaruara.

Sipas policisë, viktima i lindur në vitin 1976, është gjetur nga familjarët e tij mesditën e sotme, rreth orës 12:20.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, konfirmoi për Klan Kosovën se menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme