Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në autostradën “Arbën Xhaferi” - NACIONALE

Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në autostradën “Arbën Xhaferi”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një grua që u gjet e vdekur në Autostradën “Arbër Xhaferi’’.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima është shtetase e huaj.

Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Raporti i plotë:

VDEKJE E DYSHUAR

Autostrada “Arbër Xhaferi’’ / 21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të nje viktime femër-shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore.

Lajme të ngjashme