Gjendet e vdekur një grua në Prizren, policia jep detaje - NACIONALE

Gjendet e vdekur një grua në Prizren, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një grua është gjetur e vdekur në rrugën “Tefik Çanga”, në Prizren.

Policia ka treguar se për këtë rast ka nisur hetimet.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

HETIM I VDEKJES – Rr. Tefik Çanga, Prizren 26.01.2024 – 05:12. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme