Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë, policia jep detaje - NACIONALE

Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë, policia jep detaje

2 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua rreth 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë të Jugut.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë me dije se policia ka nisur hetimet për vdekjen e saj.

“Në orët e paradites së sotme në Mitrovicën e Jugut është raportuar se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një femër, rreth 76 vjeç. Njësitë përkatëse policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti Hetim mbi vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme