Gjendet e mitura e zhdukur, dyshohet se u dhunua – policia arreston dy të dyshuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur, që ishte njoftuar si e zhdukur, është gjetur.
Sipas policisë, viktima femër ka deklaruar se ishte nën shoqërimin e dy personave.
Dy personat janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të dhunimit.
“Prizren 16-18.03.2024. Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person i zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.