Gjenden pesë zolla në afërsi të manastirit të Banjskës
Janë gjetur pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore.
Sipas Elshanit, zollat e gjetura sot mund të jenë nga sulmi i fundit i 24 shtatorit.
“Janë gjetur pesë zolla, ka mundësi që janë nga sulmi i fundit i 24 shtatori.” – ka thënë shkurtimisht Elshani.
