Gjenden mbetje mortore në Suhodoll të Mitrovicës: Mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se kanë gjetur mbetje mortore ne Suhodoll – Mitrovicë.
“Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.” – thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM!
Gërmimet e realizuara sot, me datë 27.11.2024, në lokacionin Suhodoll - Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore (eshtrave) të një viktime, që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.
Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.
Gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t'iu mbajë të informuar për rezultatet e gjetjeve.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin dhe punën, duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit 24 vjeçar të pritjes së familjarëve për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre.