Gjatë ngarkimit të druve është rrëzuar: Policia jep detaje për vdekjen e 25-vjeçarit nga Skënderaj
Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë duke ngarkuar dru në rimorkio, dhe është rrëzuar.
Njoftimi i Policisë:
Viktima mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete në QKMK, pasi që dyshohet se gjatë ngarkimit të druve në rimorkio është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Rasti në procedurë hetimore.