Gjashtë të ndaluar në aksionin e sotëm të policisë: U konfiskuan arme e substanca narkotike
Gjashtë të ndaluar në aksionin e sotëm të policisë U konfiskuan arme e substanca narkotike
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bere të ditur se gjashtë persona janë dërguar në mbajtje.
Aksioni është kryer në 5 komuna, kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikimit të armëve.
Aksioni, ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe u zhvillua në Komunën e Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt dhe Mitrovicës së Jugut.
“Si rezultat i veprimeve të marra është realizuar operacioni policor në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të 11 personave të dyshuar”, tha Policia, por me urdhër të prokurorit kompetentë, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Gjatë aksionit janë konfiskuar 7 armë, 25 gram kokaine si dhe 92 bime të llojit kanabis.