Gjashtë persona të lënduar nga përleshja me thika në Ujmirë të Klinës
Një përleshje mes disa individëve ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në fshatin Ujmirë të Klinës, rreth orës 19:48.
Nga ky incident, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, tre prej të cilëve janë therur me thikë.
Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, ka dhënë detaje për Klankosova.tv në lidhje me rastin.
“Gjashtë persona janë lënduar, tre prej tyre janë të therur me thikë. Fillimisht janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal, ku më pas dy i kemi dërguar në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Gashi.
Ai ka njoftuar se dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Tre të tjerët janë trajtuar në Qendren e Mjekësisë Familjare. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, theksoi ai.