Gjashtë persona arrestohen për korrupsion dhe keqpërdorim zyrtar
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë korrupsion, mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Operacioni është zhvilluar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, në bashkëpunim me IPK-në dhe Policinë e Kosovës.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit përballen me akuza për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje dhe dhënie të ryshfetit” dhe “shkelje të fshehtësisë së procedurës”.
Gjatë aksionit janë sekuestruar dy vetura në vlerë rreth 80 mijë euro, një orë “Rolex”, pesë telefona dhe dokumente që do të përdoren si prova në procedurë penale.