Gjashtë aksidente dhe 252 gjoba brenda 24 orëve në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve në rrugë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjithsej gjashtë aksidente trafiku. Katër prej tyre kanë qenë me lëndime trupore, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, ndërsa dy aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë të njëjtës periudhë, njësitet policore kanë shqiptuar 252 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.