Gjakovë: Një punëtor gjendet i vdekur në vendin e punës, rasti po hetohet
Gjakovë: Një punëtor gjendet i vdekur në vendin e punës, rasti po hetohet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Gjakovë.
Një punëtor është gjetur i vdekur në vendin e punës.
Njoftimi:
HETIM I VDEKJES
Gjakovë / 06.10.2024 – 12:24. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.