Gjakovë: Dy burra sulmohen me armë zjarri, nuk ka të lënduar
Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në Gjakovë.
Atje dy burra kanë raportuar se derisa kanë qenë me veturë, janë sulmuar me armë zjarri nga disa të dyshuar.
Njoftimi:
VRASJE NË TENTATIVË
Gjakovë 20.01.2025-16:54. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë me veturë, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur disa gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore.