Gjakovari në gjendje të dehur sulmon gruan dhe djalin, Policia ia gjen dy mjete shpërthyese
Një person, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar bashkëshorten dhe djalin e saj.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë.
Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dy mjete shpërthyese.
DHUNË NË FAMILJE/ MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE
Gjakovë 07.10.2025-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht familjaret e tij (bashkëshorten dhe djalin e tij). Nuk raportohet për të lënduar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese të cilat janë tërhequr nga njësiti për deminim i PK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.