Gitanas Nauseda, mik i Kosovës, shënon fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të Lituanisë - NACIONALE

Gitanas Nauseda, mik i Kosovës, shënon fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të Lituanisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti aktual i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale në vendin e tij. Gara u karakterizua nga shqetësimet për fushën e mbrojtjes shkaku i Rusisë fqinje.

Pas mbylljes së kutive të votimit në balotazhin e së dielës, pas numërimit të 90 për qind të votave, rezultatet treguan se Nauseda ka fituar 74,6 për qind, raporton gazeta “The Guardian”.

“Votuesit më dhanë një mandat të madh të besimit dhe unë jam mirë i vetëdijshëm se do të duhet që të kujdesem për të” – tha para gazetarëve politikani 60-vjeçar.

“Tani që kam pesë vite përvojë, besoj se do të jem sigurisht në gjendje për ta përdorur këtë stoli në mënyrë të duhur, në rend të parë për t’i arritur qëllimet e mirëqenies për tërë njerëzit e Lituanisë” – shtoi ai.

Kundërshtarja e tij, kryeministrja Ingrida Simonyte, fitoi vetëm 23,8 për qind të votave dhe ia uroi fitoren Nausedas gjatë komenteve për gazetarë.

Presidenti në Lituani i drejton politikën e mbrojtjes dhe politikën e jashtme, merr pjesë në samite të BE-së dhe të NATO-s, por duhet të konsultohet me Qeverinë dhe Kuvendin për emërimin e zyrtarëve më të lartë.

Lajme të ngjashme