“Gëzuar Kosovë liberalizimin e vizave”: Osmani e quan fillimvitin “të mbarë”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar qytetarët e Kosovës heqjen e regjimin të vizave për në zonën Schengen, një liri e cila “na u mohua shumë gjatë padrejtësisht”.
Osmani e quajti këtë fillimvit të mbarë edhe për shkak të këtij fakti – liberalizimit të vizave.
Reagimi i Osmanit:
Një vit që fillon mbarë! 🥂
Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht.
Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane.
Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave! 🇽🇰 🇪🇺