Gëzohet deridiku edhe Besnik Bislimi: "Hap i rëndësishëm"
Zv. kryeministri Besnik Bislimi ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook e në të cilin ka shkruar në lidhje me votimin e sotëm në Këshillin e Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave.
Bislimi ka njoftuar me qytetarët në lidhje me lajmin që veçse kishte ardhur.
Ai e ka cilësuar si “hap të rëndësishëm” lajmin, derisa ka njoftuar edhe për hapat e tjerë.
“Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së,” – ka thënë z. Bislimi.
Ai ka thënë që hapat e mësipërm të përfundojnë brenda pjesës së parë të këtij viti.