Gërxhaliu: Sasia e eksporteve shqipëtare në Kosovë për 8 muaj ra për 40 për qind - NACIONALE

Gërxhaliu: Sasia e eksporteve shqipëtare në Kosovë për 8 muaj ra për 40 për qind

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me rënien e këmbimit tregtar në mes Kosovës dhe Shipërisë.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, për periudhën janar-gusht të këtij viti sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, ndërkohë që importet nga Kosova kishin rënie prej 12%.

Sipas tij, për 8 muaj në Kosovë u eksportuan 448 mijë tonë mallra, nga 748 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 40 për qind më pak.

Ndërkohë, ai thotë se për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar-gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 % për qind më pak.

“Dy shtete të një populli të ndar sa largë e sa afër!”, përfundon njoftimi i tij.

Lajme të ngjashme