Gërxhaliu për qeverinë: Me masa të tilla afatshkurtra është e vështirë të zgjidhen probleme
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se masa e re e qeverisë, për së paku një të punësuar në familje është një masë afatshkurtër që nuk i zgjidh problemet sociale.
“Kjo është një masë afatshkurtër, 5 deri në 6 muaj. Me këso masash është problem të zgjidhen probleme sociale… Është vendim i shpejtë, apo ad hoc dhe me masa të tilla afatshkurtra është e vështirë të zgjidhen probleme”, ka thënë Gërxhaliu në Klan Kosova.
Sipas tij, ky është momenti i fundit të ndihmohen qytetarët por jo në këtë formë.
“Është momenti i fundit të ndihmohen qytetarët në nevojë, jo në këtë mënyrë, por të gjenden forma tjera”, ka shtuar ai.
Gërxhaliu tha se defekti më i madh i Kosovës për të pasur projekte të mirëfillta, është mungesa e të dhënave të sakta bazuar në rezultate.