Gërxhaliu: Ngritja e çmimit të çimentos është shkatërrues për ndërtimin
Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se sektori i ndërtimtarisë e tregtisë, kanë qenë dy shtylla të zhvillimit ekonomik që nga paslufta.
Sipas tij, ndërtimtaria po goditet edhe më shumë nga ngritja e çmimit të betonit.
"Pas ngritjes së çmimit enorm dhe në mënyrë të pakontrolluar të metaleve, sot ndërtimtaria po goditet edhe me shumë nga ngritja e çmimit të betonit. Vetë fakti që sot në Kosovë një ton beton kushton afër 130 euro e dëshmon rrezikun me të cilin po ballafaqohet ky sektor. Dështimi i këtij sektori vital për ekonominë vendore do jetë me pasoja enorme jo vetëm ekonomike dhe sociale, por edhe në rrezik për sektorin bankar dhe financiar!. Reagoni sot se nesër kam frikë do të jetë vonë", ka shkruar ai në Facebook.