Gërxhaliu: Ka kompani në Kosovë që duan të marrin punëtorë nga Bangladeshi e Pakistani
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohësi i çështjeve të Ekonomisë, Safet GErxhaliu, ka folur rreth fenomenit të largimit të të rinjëve nga Kosova .
Sipas Gerxhaliut, kjo situatë ka detyruar kompani në Kosovës që të shprehin interesim dhe gatshmëri për të marrë punëtorë nga Pakistani, Bangladeshi.
“Po e them me përgjegjësinë morale dhe profesionale, vetë jam protagonist i komunikatave, me ambasadën qoftë në Bangladesh, qoftë në Pakistan, qoftë përmes agjensioneve tjera që merren me ndërmjetësim sepse shumë kompani në Kosovë kanë shpreh interesim dhe gatishmëri për të pranuar dhe për të pasur punëtorë nga këto vende. Është informatë shumë e hidhur por ky është realiteti”, tha Gërxhaliun në Kanal 10.
Ai shtoi se në Kosovë të rinjët janë të demotivuar.
“Të rinjët në Kosovë janë të demotivuar dhe nëse kemi një inflacion 19.2% dhe një dyfishim të çmimeve dhe e keni këtë lojë politike ku distanca është në rritje e sipër atëherë do të jetë një momentum i ri.”, tha Gërxhaliu
