Gërvalla: Unë Edi Ramën kam dalë, e kam marrë në aeroport
Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, në një intervistë për Telegrafin, ka folur në lidhje me raportet Kurti-Rama, dhe për faktin që ata s'u takuan as për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Ajo për të “argumentuar” se raportet me Kryeministrin e Shqipërisë s’janë të kqija, ka përmendur faktin se “e ka marrë” në Aeroport Ramën.
“Ndërsa sa i përket vizitës së kryeministrit Rama në Kosovë, ne gjithnjë jemi të lumtur kur përfaqësues të lartë nga Shqipëria vijnë në Kosovë, unë besoj që edhe presidenti Begaj do të na bashkëngjitet në festimet që do të kemi me rastin e 25-vjetorin e çlirimit. Unë Kryeministrin Rama, kam dal e kam marrë në Aeroport. Për mua është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë kaq përmbajtjesore dhe kaq të forta sa që janë në këtë moment, kjo është ajo kryesorja”, - tha Gërvalla