Gërvalla takohet me kryetarin e Komisionit për Mbrojtje Kombëtare në Kanada - NACIONALE

Gërvalla takohet me kryetarin e Komisionit për Mbrojtje Kombëtare në Kanada

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit për një vizitë zyrtare në Kanada ka takuar Kryetarin e Komisionit për Mbrojtje Kombëtare në Parlamentin e Kanadasë, John McKay.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit mes dy shteteve në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës ishin temat kryesore në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bashkë me Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila patën me John McKay”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Avancimi i statusit të Republikës së Kosovës në anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përgatitja dhe profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës, i arritur si rezultat i bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO-s dhe sipas standarteve të tyre ushtarake, ishin po ashtu pjesë e diskutimit mes Ministres Gërvalla dhe deputetit federal, John McKay”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme